Shirita të sigurisë janë vendosur nga njësitet e policisë, të cilat dolën në vendngjarje sonte me të marrë informacionin për të shtëna me armë.
Burime të IndeksOnline pohojnë se nga të shtënat ka mbetur i plagosur Miftar Miftari.
Ndërkaq, dorasi dyshohet të jetë Alban Gashi.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se dy persona janë të lënduar.
”Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.
Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.”, tha ajo për IndeksOnline.