Java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.
Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat do të jen më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë celsius.
Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.
Të kujtojmë se stina e verës astronomike fillon ditën e marte më 21 qershor në orën 11:13