Të mërkurën është parashikuar mot me diell dhe vranësira të shpërndara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), transmeton Gazeta Metro.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Mot i njëjtë parashihet edhe për ditën e enjte.
Nga dita e premtë, mot më stabil, kryesisht me diell, me temperatura që shënojnë rritje deri në 27C e 28C.