Si gjatë të gjithë javës edhe të martën moti në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm, parashihen edhe reshje e rrufe gjatë ditës, njofton Gazeta Papirus.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se të martën vranësirat do të dominojnë gjatë ditës dhe priten edhe shkarkim rrufeve. Do të ketë edhe interval të herëpashershme me diell po ashtu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-26 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.