Në mëngjesin e së shtunës një vetaksident i ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj, la të vdekur 36 vjeçarin nga Prizreni, Alber Qovanaj.
Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Qovanaj nuk ishte i vetëm në veturë, ai ishte në shoqërinë e shokut të tij. Siç dihet, shoku i të ndjerit është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.
Ndërsa, në lidhje me këtë rast, tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Foto Alber Qovanaj: