Ky është i riu që vdiq aksidentalisht në një kantier ndërtimi në Zvicër

Bëhet e ditur se një shqiptar nga Kosova, i cili jetonte dhe vepronte në Zvicër, ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se, rreth orës 08:20 të së mërkurës, në një kantier të madh ndërtimi në Schlieren të Kantonit të Cyrihut, jeta e 28-vjeçarit F. R. nga fshati Dobrosh i Gjakovës u ndërpre tragjikisht.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë Kantonale të Cyrihut, aksidenti ndodhi kur një strukturë metalike që po transportohej me vinç u shkëput dhe goditi për vdekje punëtorin. Edhe pse ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën menjëherë, mjekët konstatuan vdekjen e tij në vend.

Lajmin për vdekjen e të riut e konfirmuan edhe familjarët ku bën të ditur se i nderi varroset sot.

 

Next Post