Pas rreth një viti nga incidenti me të shtëna me armë zjarri mes dy grupeve në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, është arrestuar njëri nga personat e dyshuar, qe ishte shpallur në kërkim.
I riu Zan Zeka, 23-vjeçar u kap në flagrancë në shtëpinë e tij, pas një aksioni të zhvilluar nga Policia të enjten në lagjen Arbëria.
Gjatë aksionit për arrestimin e tij, Policia ka sekuestruar një armë zjarri të cilën i dyshuari në përpjekje për ta fshehur, e kishte hedhur në oborrin e një shtëpie.
Zeka dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë” – rast ky që ka ndodhur më 11 janar të këtij viti, ku një person mbeti i plagosur.
Ai edhe të dyshuarit e tjerë, Veton Gashi, Lirigzon Sejdiu dhe Trim Krasniqi janë përfshirë në këtë konflikt ku pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u qëllua i dyshuari Gashi – i njohur si Canki.