Mediat pak më parë raportuan për një ngjarje tragjike, ku një i ri i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë sonte, pas aksidentit të rëndë në trafik në rrugën Skenderaj-Drenas, në fshatin Polac.
Sinjali mëson se viktima është Arxhend Goxhuli, 30-vjeçar, i cili edhe po drejtonte veturën në momentin kritik.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast i ndjeri kishte humbur kontrollin dhe ishte përplasur me anësoret e rrugës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion