Nga të shtënat me armë zjarri sonte në pyllin e fshatit Gradicë në Drenas u vra një i mitur dhe u plagos babai i tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e babai të viktimës është Xhafer Bardiqi.
Sinjali merr vesh se ai është po ashtu nga fshati Gradicë dhe është fqinj i viktimave ( të vrarit dhe të plagosurit) dhe është duke u kërkuar nga policia.
brenda prokurorisë bëjnë të ditur se vrasja dhe plagosja janë kryer me pushkë gjuetie.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Drenica.Live/