Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, rreth orës 04:30, në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në afërsi të rrethit te KFC-ja në Llapnasell, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një vetëaksident me fatalitet, ku vetura ka dalë nga rruga nën rrethana ende të panjohura.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari i këtij vetëaksidenti është Leonard Avdyli, rreth 30 vjeçar.
Shoferi i identifikuar dyshohet se ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, kurse një tjetër person ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Me të marrë vesh rastin, njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme. Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të sqarohen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me detajet më të reja sapo të konfirmohen nga autoritetet.