Sot rreth orës 11:00 është plagosur një person me armë zjarri në lokalin “Pasarel” në lagjen Dardania të Prishtinës.
Gazeta Insajderi ka mësuar i dyshuari Flamur Berisha.
Ndryshe, i dyshuari është recidivist i njohur nga Policia e Kosovës. Ai ka edhe vepra të tjera penale.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila njoftoi se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Ndërsa, i dyshuari është identifikuar.
Nga QKUK kanë thënë për Insajderin se i plagosuri është në gjendje të rëndë.