Një aksion kundër drogës është duke u zhvilluar në Prishtinë.
Insajderi mëson se target i operacionit anti-drogë të Policisë së Kosovës është Fisnik Uka, i cili ka rënë në pranga.
Sipas burimeve të Insajderit, deri më tani janë kapur substanca narkotike që dyshohet të jenë të llojit kokainë në vlerë prej mbi 100 mijë euro ose mbi 2,5 kilogramë.
Siç bëjnë të ditur burimet, pos bastisjeve në Ulpianë të Prishtinës, hetimi ka shkuar edhe tek agjencitë ligj-zbatuese edhe në Lipjan, ku po zgjerohet operacioni.
Deri tash, sipas informacioneve fillestare, ka disa të arrestuar, që ndërlidhen me targetin e këtij operacioni, Fisnik Uka.
Ky operacion po zhvillohet nga Prokuroria, bashkë me Policinë e AKI’në.