Sot është raportuar për një rast mjaft të rëndë të sulmit seksual që ka ndodhur një gruaje të moshuar, të mërkurën në Gjakovë, ku një burrë 33-vjeçar po dyshohet se ka tentuar me forcë që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, të cilën ajo ia lëshoi me qira të dyshuarit, si bujtinë ditore.
Por kush është i dyshuari dhe çfarë ka deklaruar para hetuesve policorë?
Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Kreshnik Fejzën, 33-vjeçar, i cili tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, dhe thot se nuk i kujtohet pasi që ishte i dehur.