Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familje në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir.
Nga policia kanë konfirmuar se i dyshuari e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.
Ndërkohë, në media raportohet se personi që ka mbetur i vrarë nga i dyshuari, djali i tij është avokati Millan Bigoviq.
Policia nuk ka dhënë ende informacione të zgjeruara në lidhje me ngjarjen.