Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Qyshk të Pejës, ku si pasojë e një aksidenti të trafikut, humbi jetën një 23 vjeçar.
Sinjali raporton se i riu që humbi jetën në këtë aksident është Albin Thaqi, i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë “deri te aksidenti ka ardhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jasht rruge duke shkaktuar aksident trafiku.”
Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.