Të dielën mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 32 gradë Celsius.
Era do ta mbajë drejtimin e njejtë nga verilindja , shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri katër metra për sekond