Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare të enjten, ku do të diskutohet për dy vjetët e Qeverisë Kurti.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se do të propozojnë një rezolutë me disa pika ndaj ekzekutivit për vendimmarrje më të madhe për t’iu ndihmuar qytetarëve.
Ai adresoi një sërë kritikash ndaj pushtetit, duke e quajtur si të dështuar.
“Ne i kemi propozuar disa pika që lidhen me gjendjen e rëndë në rrafshin e brendshëm dhe disa probleme në rrafshin ndërkombëtarë. Janë rritur çmimet e të gjithë artikujve, e qeveria vazhdon të përpilojë strategji e hartojë plane e ende asgjë nuk ka filluar. A mundeni me besu që jemi në vitin e tretë e paga minimale vazhdon të jetë e njëjta”, ka thënë ai.