Legjislatura VII në Republikën e Kosovës tashmë ka ditët të numëruara. Kështu, “de fakto” edhe dy ditë i kanë mbetur mandatit deputetëve të kuvendit.
Sipas ligjeve në fuqi, konkretisht nenit 13-të të Rregullores së kuvendit, legjislativi nga 10 janari përfundon punën.
Kjo, si pasojë e zgjedhjeve të rregullta të përgjithshme që pritet të mbahen, më 9 shkurt në republikën tonë, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, rregullorja specifikon se në rast të ndonjë seance të jashtëzakonshme, deputetët mund edhe të mblidhen.
Kujtojmë se mandati i këtij legjislativi ka nisur, më 22 mars 2022 dhe zyrtarisht përfundon më 21 mars 2025.
Vlen të theksohet se fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit nis zyrtarisht, më 11 janar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar listën e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Sipas kësaj liste numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.