Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë me seancën plenare.
Në këtë seancë pritet të diskutohet për pikat e mbetura nga seanca e kaluar.
Kjo është bërë e ditur nga një komunikatë për media ku janë bërë të ditura edhe pikat për cilat do të diskutohet.
Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, por do të bëhet edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, 6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë, 7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, ndër pikat që do diskutohen janë edhe, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, por edhe debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj”, shtohet në komunikatë. /Gazeta Papirus/