Kuvendi i Kosovës gjatë seancës së sotme plenare ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa votat e deputetëve nuk i ka marr marrëveshja e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë
Kuvendi me 86 vota për ka miratuar Marrëveshjen për ratifikimin ndërmjet Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.
Me 85 vota ka miratuar edhe Marrëveshjen e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
Gjithashtu me 86 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës ratifikuan Marrëveshjen e kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë.
Ndërkaq, marrëveshja e financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë” nuk ka marr votat e mjaftueshme të e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka nisur me përplasje mes shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tahiri i AAK-së doli në foltore të Kuvendit për të paraqitur një mocion procedural por pastaj i parashtroj dy pyetje lidhur me Komisionin Hetimor Parlamentar.
Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentari Glauk Konjufca duke i thënë Tahirit se keqpërdori foltoren e Kuvendit.
Pas kësaj reagoi sërish shefi i AAK-së, Besnik Tahiri i cili tha se duhet të përdorë metoda jo konvencionale për ta ngritur vetëdijen. /Telegrafi/