Kuvendi i Kosovës ka miratuar krijimin e komisionit hetimor parlamentar që do t’i hetojë dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, saktësisht për vaj, grur e sheqer.
Pro kanë votuar partitë në opozitë, dhe shumica e deputetëve të Vetëvendosjes, përveç disave që kanë votuar kundër.
Anëtarë të VV-së në këtë komision do të jenë: Armend Muja, Halil Thaçi, Shqipe Metaj-Isufi, Driton Hyseni dhe Salih Zyba.
Anëtarë të PDK-së do të jenë Rashit Qalaj dhe Ferat Shala. Të LDK-së, Valentina Bunjaku e Doarsa Kica, kurse nga AAK-ja, Pal Lekaj.
Ndonëse partitë opozitare kanë mbledhur mbi 40 nënshkrime për themelimin e këtij komisioni, partia në pushtet ka kritikuar iniciativën e LDK-së, e cila është mbështetur nga PDK-ja dhe AAK-ja.