Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.
Kjo seancë është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, me 40 nënshkrime të deputetëve të të gjitha partive opozitare në vend.
Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi thuhet se seanca do të fillojë nga ora 11:00.
Rendi i ditës:
Debat parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.