Kuvendi i Kosovës nesër pritet të mbajë dy seanca.
E para është vazhdim me pika të mbetura nga tetori e nëntori, ndërsa e dyta seancë e re.
Në rend dite në seancën e parë që pritet të fillojë në ora 10:00, ndër të tjera është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në rend dite në seancën e nesërme është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Seanca e orës 14:00 pritet të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës, ndërkaq në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe projekt-rezolutave.