GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kuvendi komunal i Rahovecit, miraton propozimin për çmimin “Ukshin Hoti”

30/03/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kuvendi komunal i Rahovecit, miraton propozimin për çmimin “Ukshin Hoti”
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari  i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka bërë të ditur që Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka miratu propozimin për themelimin e çmimit “Ukshin Hoti”,shkruan Gazeta Papirus

Postimi i plotë i Smajl Latifit

 

Kuvendi i Komunës së Rahovecit sot miratoi propozimin tim për themelimin e çmimit “Ukshin Hoti”.
Ky çmim do të ndahet për personalitete të shquara, familje emblematike dhe për ata që kanë kontribuuar për liri, dinjitet njerëzor e kombëtar. Çmimi mund t’iu jepet edhe të huajve që i kanë kontribuuar çështjes shqiptare dhe mbrojtjes së vlerave botërore civilizuese, por mund t’u ndahet edhe personave pas vdekjes (Post mortem).
Do të jetë nder për secilin që do ta pranojë këtë çmim, i cili ngërthen në vete vlera të larta morale e kombëtare, të përfaqësuara në figurën e veprimtarit dhe të intelektualit të shquar shqiptar Ukshin Hoti.

Jeta dhe veprimtaria e këtij veprimtari e intelektuali përmasash të mëdha është një simbiozë ndërmjet tij dhe popullit shqiptar. Ai merrte motiv nga qëndresa shqiptare për liri e bashkim, ndërsa populli ynë dimensionin e ri të stoicizmit dhe vendosmërisë për arritjen e qëllimeve të larta kombëtare. Kauza e kombit shqiptar u bë kauzë edhe e Ukshin Hotit, për të cilën dha gjithçka që pati. Ai përfaqëson dinjitetin njerëzor e kombëtar, guximin e vendosmërinë për të qëndruar stoik përballë dhunës e kërcënimeve serbe.
Përgëzoj anëtarët e Kuvendit Komunal, të cilët e votuan njëzëri këtë propozim, duke e bërë vendim. Jam shumë i lumtur që komuna e Rahovecit mund të nderojë njerëzit meritorë me këtë çmim që mban emrin e kolosit të kombit shqiptar, profesorit Ukshin Hoti.

/Gazeta Papirus/

Tags: çmimi Ukshin Hotirahovec
ShareTweetShare
Previous Post

Nuk janë me mish, por çmimi i specave djegës në Kosovë ka arritur 6,49 euro

Next Post

Çeku për Qeverinë Kurti: Ka ardh me i kry punët e vogla, ato të mëdhat u kryen nga burrat që janë në Hagë

Next Post

Çeku për Qeverinë Kurti: Ka ardh me i kry punët e vogla, ato të mëdhat u kryen nga burrat që janë në Hagë

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.