Sipas raportit të shpenzimeve Kuvendi i Kosovës vetëm për mbushje telefonike ka paguar 10 mijë euro.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe stafi i këtij institucioni ka shpenzuar goxha para për thirrje telefonike.
Mbushjet për telefona mobil, Kuvendit i kanë kushtuar fiks 10 mijë euro, sipas raportit të shpenzimeve.
Shpenzimet më të larta ose pagesat që janë bërë nga Kuvendi për mbushje janë në mes të muajit janar, shkurt dhe në fund të muajit mars.
Në të tria rastet janë paguar nga 3 mijë e 80 euro, përcjell Demokracia.com.
Kuvendi i Kosovës të vetmin operator telefonik që e përdorë është Telekomi i Kosovës, nga i cili edhe janë blerë të gjitha mbushjet për përdorim.
Më poshtë mund të shihni edhe në detaje raportin për këto shpenzime.