Deputeti Oerd Bylykbashi prezantoi në Kuvendin e Rithemelimit edhe ndryshimet në statut, ku bie në sy fakti që PD do drejtohet nga një organ kolegjial deri në zgjedhjet e reja. Ai tha se do ndryshojë edhe logo dhe vula e PD. Më tej, Bylykbashi tha se kryetari shkarkohet në momentin që humbet zgjedhjet.
Parimi një anëtar- një votë: Kjo për zgjedhjen e anëtarëve në qendër, por edhe ato të degëve që nuk zgjidheshin më parë.
Votimet primare: Për të zhbërë praktikën negative të Lulzim Bashës, kur kandidaturat shpallen në minutën e fundit. Tashmë demokratët i zgjedhin me votën e tyre.
Referendumi: Vendime të rëndësishme do merren nga anëtarësia.
Fraksionet: Partia bëhet më e madhe, jo duke përjashtuar, por duke njohur grupimet ndryshe. Të mendosh ndryshe është vlerë, jo kërcënim për kryetarin.
Organet kolegjiale: Ato që u dobësuan nën kërkesat e kryetarit për më shumë pushtet, do forcohen. Kryetari nuk i përdor më ato si vulë noteri. Forcohen edhe organet kolegjiale edhe në bazë.
Kryetari humbës: Kryetari që humb zgjedhjet, i mbaron mandati menjëherë dhe pa ekuivok. Ky mekanizëm incentivon lidershipin e suksesshëm pa nxitur kultin e liderit.
Organizatat partnere: Përveç FRPD dhe LDG, shtohet edhe Grupimi i Dhjetorit. Do kenë akses më të madh në listat e kandidimit. Forcohet dhe garantohet pavarësia e tyre stature.
Simbolet e PD: Basha zhduku logon dhe simbolet e partisë në vitin 2017. Sot burokratët e PD i shohin simbolet si marka tregtare. Ato do jenë shumë të rëndësishme për PD-në. Ndryshon logo, ndryshon vula e kryetarit. Vula e kryetarit sot nuk do ketë më vlerë nesër.
Zgjedhjet në PD: Partia do futet në një fazë reformimi me anë të zgjedhjeve. Zgjedhjet me ‘një anëtar- një votë’ do përcaktojnë organet e reja. Propozojmë që tranzicioni drejt organeve të ngritura me votën tuaj, të ngrihet një organ kolegjial dhe i përkohshëm me figura të njohura në PD, do të garantojë funksionimin e partisë.