Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, do të organizojnë sot një konferencë nga ora 14:00.
Kjo për të diskutuar temën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”.
“Të hënën, më 9 dhjetor 2024, në orën 14:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, organizon konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”, në të cilën një fjalë rasti do të mbajë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca”, thuhet në njoftim