Më 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar caktimin e taksave të Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023.
Kuvendi miratoi caktimin e taksës investuese prej 0,32 përqind dhe taksës operacionale prej 0.05 përqind.
Kërkesës e Trust-it, e ka prezantuar para deputetëve, kryetari i komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja.
“Në përputhje me Ligjin për Fondet Pensionale është bërë kërkesë që të caktohet taksa investuese dhe operacionale në bazë të kërkesës së Fondit Pensional për secilin vit kalendarik. Buxheti i miratuar nga Trusti për aktivitetet operacionale për vitin 2023 është 1 milion e 295 mijë euro. Taksa operacionale është propozuar të jetë 0.05. Buxheti për aktivitete investuese pritet të vije në vlerë prej 0.32 përqind të mjeteve”, ka thënë Muja.
Të gjitha grupet parlamentare e kanë mbështetur shqyrtimin e kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2023.
Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë penale me pikat e pa përfunduara nga seancat e mëparshme.