Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur një aktgjykim lidhur me kërkesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke vlerësuar se disa nene të Ligjit nr.08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave janë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Gjykata konstatoi se Ligji nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave duhet të shfuqizohet dhe i njëjti të rishikohet bazuar në gjetjet e Aktgjykimit” – Lajm jashtëzakonisht i mirë sot, me Gjykatën Kushtetuese që vërteton se Ligji për KPM-në i ish-shumicës qeveritare të VV-së është anti-kushtetues”, thuhet në njoftim.
Në veçanti, Gjykata konstatoi se dispozitat që lidhen me zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Komisionit, kompetencat e tij, si dhe sanksionet për shkelje, nuk janë të përputhshme me parimet kushtetuese të pavarësisë, barazisë dhe lirisë së medieve.
Në përfundim, Gjykata shpalli shfuqizimin e Ligjit të kontestuar, ndërsa refuzoi kërkesën për masa të përkohshme. Kërkesat e parashtruesve ishin mbështetur nga Avokati i Popullit dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa Qeveria kundërshtoi vlerësimin.