GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kush mbeti pa ulëse në Kuvend?

20/02/2025
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kush mbeti pa ulëse në Kuvend?
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse ende nuk kanë përfunduar rezultatet e kandidatëve për deputetë, emra të njohur pritet të mbesin jashtë Kuvendit të Kosovës.

Janë 29 kandidatë që do të jenë për herë të parë deputetë, tregojnë rezultatet e siguruara nga partitë politike, bazuar në numërimin e 78 për qind të vendvotimeve nga KQZ-ja. Sipas këtyre të dhënave që janë jozyrtare, 39 deputetë të legjislaturës së kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit.

Nga numërimi i rreth 80 për qind të vendvotimeve në të gjithë Kosovën, përbërja e Kuvendit do të ketë shumë emra të rinj krahasuar me legjislaturën e kaluar.

Bazuar në rezultatet aktuale të kandidatëve për deputetë, të siguruara nga partitë politike, 29 deputetë nga partitë parlamentare Lëvizja Vetëvendosje (LVV), partia Demokratike (PDK), Lidha Demokratike (LDK) dhe koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate, do të jenë për herë të parë në Kuvend.

Më së shumti deputetë të rinj ka LVV-ja, 13 sish. Pas saj është PDK-ja me 9 deputetë. E treta është LDK-ja me 6 deputetë të rinj dhe AAK-ja me vetëm një.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, pa numëruar votat e diasporës e ato me kusht, LVV-ja do të ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8.

Nga Lëvizja Vetëvendosje 11 ministrat e saj që i ka kandiduar për deputetë, 10 kanë marrë mjaftueshëm vota për t’i fituar mandatet.

22 nga deputetët e legjislaturës së kaluar që kanë rikandiduar nuk kanë arritur të bëhen deputetë: Agon Batusha, Alban Bajrami, Ardian Gola, Arta Bajralia, Besim Muzaqi, Driton Hyseni, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Fitim Haziri, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Hydajet Hyseni, Jetmire Vrenezi, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi dhe Vendenis Lahu. E nga ministrat, është ajo e Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hadari.

Ndërkaq, për herë të parë do të hyjnë: Nezir Kraki, Liza Gashi, Valon Hoti, Agim Bahtiri, Bajram Mavriqi, Ilir Kërçeli, Jeton Raka dhe Burim Demiri.

Me rezultatet aktuale LVV-ja ka 19 deputete gra duke tejkaluar kuotën gjinore prej 30 për qind, shkruan GazetaExpress.

E në Partinë Demokratike nga legjislatura e kaluar 7 deputetë të PDK-së kanë mbetur jashtë e 11 do të jenë të njëjtë.

Janë 9 deputetë që do të jenë për herë të parë e 4 janë ish-deputetë të legjislaturave më të hershme.

Me rezultatet aktuale, jashtë kësaj legjislature do të mbesë Xhavit Haliti, i cili ka qenë deputet që prej themelimit të Kuvendit të Kosovës e gjithashtu edhe Ardian Kastrati, Eliza Hoxha, Florete Zjenullahu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha e Isak Shabani.

PDK-ja ka 5 gra fituese ndërkaq me ligj duhet t’i ketë 8 deputete.

Kësisoj për të mundësuar plotësimin e kuotës, rrezikojnë mandatin Petrit Hajdari, Bekim Haxhiu, Arben Mustafa, për t’u zëvendësuar me Eliza Hoxhën, Arbnore Salihun e Kosovare Murselin.

Tags: aakKuvendildknismapdkvv
ShareTweetShare
Previous Post

Parashikimi i motit

Next Post

Eurodeputetja belge: Nëse Trump dëshiron luftë tregtare, do të ketë

Next Post
Eurodeputetja belge: Nëse Trump dëshiron luftë tregtare, do të ketë

Eurodeputetja belge: Nëse Trump dëshiron luftë tregtare, do të ketë

Lajmet e fundit

Parashikimi i motit nga IHMK – Diell, shi e vranësira

11/05/2025
KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

Katër motoristë ‘zhduken’ në Shtërpcë, fillon operacioni i kërkimit

10/05/2025
Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

Albin Kurti e rehaton vëllain e tij në KEK, merr pozitë në zyrën për shitje dhe blerje të rrymës

10/05/2025
Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

Ishin të kërkuar me urdhëresa të Gjykatës, arrestohen tre persona në Lipjan

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Parashikimi i motit nga IHMK – Diell, shi e vranësira

11/05/2025
KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

KEK-u detyrohet të ndalë njësinë A4 të “Kosovës A”

10/05/2025
Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

Kadrijaj: Askush nuk mund t’i detyrojë deputetët të votojnë, bllokadën e Kuvendit po e bën Vetëvendosje

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.