GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kush ishte ministri i Millosheviqit, që sipas serbëve është babai i ish të dashurës së Albin Kurtit?

09/02/2023
në Ballina, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Kush ishte ministri i Millosheviqit, që sipas serbëve është babai i ish të dashurës së Albin Kurtit?
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq, ka ngritur disa pretendime në lidhje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një paraqitje të tij në televizionin serb “Tv Happy”. Sipas tij, shefi i Qeverisë së Kosovës ka qenë në lidhje dashurie me një serbe për rreth pesë vite.

Politikani properëndimor fillimisht, ka thënë se dëshiron të vizitojë Kosovën.

“Dëshiroj të shkoj në Kosovë. Kam qenë atje moti. I kam njohur të gjithë. Ne e kemi vrarë një njeri të mrekullueshëm, Fehmi Aganin. Nuk na pëlqeu Rugova”, ka thënë ai.

Këtu, moderatori i emisionit Milomir Mariq, ka thënë se “këtë e ka thënë Azem Vllasi”.

Pas kësaj deklarate, Jovanoviq thënë se Kurti “nuk është problematik”, fillimisht, duke e përmendur një lidhje të tij me një qytetare serbe për rreth pesë vite.

“Po themi Kurti është problematik. Pse është problematik djali? Dashuria e jetës së tij ka qenë një serbe me të cilën ka qenë pesë vjet në lidhje, mos të tregoj se për kë bëhet fjalë.” – tha ai.

Gazetari duke komentuar këtë çështje, pretendoi se bëhet fjalë për vajzën e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë.

“Çka ka lidhje vajza e kujt ka qenë?”, është përgjigjur Jovanoviq.

Ndërkaq, Mariq vijoi duke thënë: “Se ajo është vajza e Zoran Sokoloviqit”.

Megjithatë, Jovanoviq ka vazhduar duke lënë se të kuptohet se nuk ka rëndësi për kë bëhet fjalë.

“Çka ka lidhje vajza e kujt është? Edhe ai është në problem si ne. Edhe ai është nën presion, siç jemi ne nën presion”, u shpreh Jovanoviq.

Historia e Kurtit me vajzën e Sokoloviqit është publike tash e disa kohë, mirëpo kryeministri kosovar nuk ka thënë asnjë fjalë për këtë lidhje dashurie, shkruan Demokracia.com.

“Kryeministri i ardhshëm i Kosovës dëshiron të fshehë se dashuria e tij e madhe ishte Lidija Sokoloviq, vajza e ish-ministrit Zoran Sokoloviq”, kështu thoshte në vitin 2019 ish-shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicoviq, shkruante ‘Kuriri’ serb.

Marko Nicoviq theksonte se për lidhjen e Kurtit me Lidija Sokoloviq është folur në rrethe të ngushta, por që nuk ka mbërritur në media sepse Millosheviqi i mbante nën kontroll dhe nuk donte që për të të bëhej skandal publik.

“Lidija dhe Albini takoheshin në Beograd, e di që lidhja zgjati rreth një vit. Millosheviqi i bëri presion Sokoloviqit për t’i dhënë fund lidhjes së vajzës së tij, për të ishte e pamenduar që ajo të ishte në një lidhje me një shqiptar dhe nga këndvështrimi i Millosheviqit një person problematik. Kurti, nga ana tjetër, ishte i privilegjuar në burg për shkak të asaj marrëdhënieje, nuk i mungonte asgjë, por kushti ishte që të prishej marrëdhënia dhe kështu ishte”, thoshte Nicoviq.

Millosheviq gjatë ceremonisë komemorative për vdekjen e Sokoloviqit

Ai shtonte se ka pasur spekulime se babai i Lidias ka kryer vetëvrasje për shkak të lidhjes së vajzës së tij, por nuk ka qenë kjo arsyeja që ai i ka dhënë fund jetës së tij.

“Është e vërtetë se ai ishte kundër asaj lidhjeje për shkak të presionit të Millosheviqit, por ai u vetëvra në një mënyrë të çuditshme dhe nuk besoj se ka qenë lidhja e vajzës së tij. Automjeti i tij ishte në lëvizje gjatë vetëvrasjes dhe ai kishte një plagë me armë zjarri në tëmth, kjo tregon se nuk bëhej fjalë për vetëvrasje”, thoshte në vitin 2019 ish-shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicoviq.

Në anën tjetër, redaktori i të përjavshmes “Afera”, Gradish Katiq, theksonte se nga letërkëmbimet e tij nga Kosova, “ka kuptuar se Kurti ka dashur ta harrojë këtë detaj nga e kaluara e tij, sepse do të ishte në shënjestër të mediave shqiptare për shkak të lidhjes me serbe”.

“Njerëzit të cilët gjatë viteve të 90-ta kanë qenë të afërt me babain e Lidijas nuk kanë dashur të zbulojnë detaje të asaj lidhje, duke reaguar ashpër në pyetjen tonë që të shpalosin detaje për këtë. Kështu që ish presidenti i Serbisë, Milan Milutinoviq, ka thënë: Nuk kam qenë unë ministër, nuk di asgjë për këtë. As Milutin Mrkonjiq dhe Urosh Shuvakoviq, kolegët partiak të Zoran Sokoloviqit, nuk kanë dashur të konfirmojnë, e as të demantojnë lidhjen e Albinit me Lidijan”, thoshte Katiq.

Zoran Sokoloviq ka qenë ministër gjatë kohës kur në krye të Serbisë ishte kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Tags: Albin KurtiLidija SokoloviqMilloshoviqZoran Sokolović
ShareTweetShare
Previous Post

Flet agjenti që zbuloi planin serb për vrasjen e Martyt: Qëllimi ishte fajësimi i Thaçit

Next Post

Ademi: Asnjëherë nuk jap dorëheqje për interesa të dikujt

Next Post
Ademi: Asnjëherë nuk jap dorëheqje për interesa të dikujt

Ademi: Asnjëherë nuk jap dorëheqje për interesa të dikujt

Lajmet e fundit

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.