Kush ishte ‘Maneci’ që u ekzekutua sot në Sukth, i dyshuar si vrasës me pagesë, dhunoi biznesmenin libanez
Mbrëmjen e sotme pas një atnetati të organizuar në Sukth të Durrësit, ka mbetur i vdekur 48 vjeçari, Arben Mërkuri i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Të shtënat me armë zjarri automatik janë drejtuar drejt dyqanit të tij dhe për rrjedhojë plumbat kanë kapur edhe 48 vjeçarin.
Sipas informacioneve Mërkuri është një person me precedentëtë mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike. Arben Mërkuri Ismaili njihej me pseudonimin “Maneci”.
Gjithashtu në vitin 2016-të ai së bashku me Landi Muharremi dhe Skënder Krahjan u arrestuan pasi dhunuan biznesmenin libanez të ndërtimit, Faadi Mitri.
Ngjarja ndoodhi në vitin 2016, në kryqëzim të Laknasit, autorët i prenë rrugën me makinë biznesmenit libanez i cili udhëtonte pasagjer në një makinë me të shoqen e vajzën e tij kur u përplas qëllimisht me një tjetër autoveturë tip “Tuareg”.
Pas përplasjes, personat që ndodheshin në mjetin tjetër që dyshohet të kenë qenë Mërkuri, Landi Muhaerrimi (i tmerrshmi i Sukthit) e Skënder Krahja kanë dalë dhe kanë nisur ta qëllojnë, derisa e kanë lënë të plagosur rëndë biznesmenin libanez që përfundoi në spital.
Biznesmeni libanez i ndërtimit, Faadi Mitri
Ndërkohë policia vijon kërkimet për të kapur autorin e atentatit të mbrëmjes së sotme.