Kardinali Robert Francis Prevost i Shteteve të Bashkuara është zgjedhur Papa i 267-të dhe së shpejti do të dalë në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit si udhëheqësi i ri i 1.4 miliard katolikëve në botë.
Prevost, 69 vjeçar, nga Çikago, Illinois, është Papa i parë ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të njihet si Leo XIV.
Një udhëheqës me përvojë globale, ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundi drejtoi një zyrë të fuqishme të Vatikanit për emërimet e peshkopëve. Ai pritet të ndërtohet mbi reformat e Papa Françeskut, transmeton Klankosova.tv.
Ai punoi për një dekadë në Trujillo, Peru dhe më vonë u emërua peshkop i Chiclayo, një qytet tjetër peruan, ku shërbeu nga 2014 deri në 2023.
Në një intervistë me Vatican News, pak pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvij, Prevost tha: “Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si çdo i krishter, është të jesh misionar, të shpallë Ungjillin kudo që të jetë”.