GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kush është Jack Smith? Ish-kryeprokurori i Hagës që i çoi Thaçin e të tjerët në paraburgim, tash e akuzon Trumpin

02/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kush është Jack Smith? Ish-kryeprokurori i Hagës që i çoi Thaçin e të tjerët në paraburgim, tash e akuzon Trumpin
Share on FacebookShare on Twitter

Jack Smith, prokurori federal i cili të martën akuzoi ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për komplot për t’i përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, është njeriu që i çoi në paraburgimin e Gjykatës Speciale ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka udhëhequr hetimet për krime të luftës, duke udhëhequr Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë

Në nëntor të vitit të kaluar, prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrick Garland e emëroi Smithin për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj Trump mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin Amerikan. Smith e la Specialen.

Garland thoshte për Smithin se ai “ka ndërtuar një reputacion si një prokuror i paanshëm dhe i vendosur”.

Pak më shumë se tetë muaj më vonë, Smith e ka akuzuar Trumpin për komplot në përpjekje për ta penguar certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Smith po ashtu e akuzon Trumpin se kishte mbajtur në mënyrë kriminale dokumente të klasifikuara pas largimin nga detyra dhe komplote për ta penguar hetimin.

Përpara se ta merrte drejtimin e organit të akuzës në Speciale, Smith kaloi shumë vjet në Departamentin Amerikan të Drejtësisë dhe së fundmi në gjykatat ndërkombëtare.

I diplomuar në Fakultetin Juridik të Harwardit, Smith filloi karrierën e tij prokuroriale në vitet ’90.

Ai krenohet me një rezyme që përfshin disa vite në Departamentin e Drejtësisë në pozicione të shumta, duke përfshirë shefin e Seksionit të Integritetit Publik të agjencisë, ku ai drejtoi një ekip që trajtonte rastet e korrupsionit dhe krimeve zgjedhore, dhe më vonë ushtrues detyre të avokatit të Shteteve të Bashkuara për distriktin e mesëm të Tenesit.

Nga viti 2008 deri në vitin 2010, ai shërbeu si hetues për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Holandë. Ai më pas udhëhoqi hetimet dhe gjykimet kundër ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në Speciale, e mori detyrën në vitin 2018.

Ai hapi rastin e tij të parë gjyqësor në Speciale në vitin 2021 kundër ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili u dënua një vit më pas për vrasje dhe tortura gjatë luftës.

Smith e përshkroi rastin si “moment historik” për gjykatën, aktivitetet e së cilës mbeten shumë të ndjeshme në Kosovë. Gjykata Speciale ka ngritur aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.

Pasi mori detyrën për ta ndjekur Trumpit, Smitha u zotua se do të punonte “në mënyrë të pavarur” dhe do t’i çonte hetimet përpara “në mënyrë të shpejtë dhe të plotë për çfarëdo rezultati që diktojnë faktet dhe ligji”.

Të martën, ai tha se zyra e tij do të kërkojë një gjyq “të shpejtë” për Trumpin “në mënyrë që provat tona të mund të testohen në gjykatë”.

Dhe, ndërsa pohoi se Trump mbeti i pafajshëm derisa të provohej fajësia, ai tha se një sulm në Capitol Hill në SHBA më 6 janar 2021 nga mbështetësit e ish-presidentit ishte ushqyer nga gënjeshtra nga i pandehuri që synonin të pengonin certifikimin e fitores së Biden.

Aktakuza e mëparshme mbi dokumentet e klasifikuara kishte ngjallur zemërim te republikanët, por në komentet e tij të para si prokurori që ndjek Trumpin, Smith nënvizoi se Shtetet e Bashkuara kanë “një grup ligjesh… dhe ato zbatohen për të gjithë”.

“Ligjet që mbrojnë informacionin e mbrojtjes kombëtare janë kritike për sigurinë dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe ato duhet të zbatohen”, ka thënë ai.

Tags: Donald TrumphageHAshim ThaçiJack SmithJakup krasniqiKadri veseliRexhep SelimiUCK
ShareTweetShare
Previous Post

Bekë Berisha e bën për ‘pesë pare’ Qeverinë, ia numëron skandalet një e nga një

Next Post

Imer Mushkolaj thotë se pushteti po i rrezikon gazetarët

Next Post
Mushkolaj: Janë bërë dy Albina, njëri që thotë s’e bëj Asociacionin dhe tjetri që çdo veprim e bën për ta krijuar atë

Imer Mushkolaj thotë se pushteti po i rrezikon gazetarët

Lajmet e fundit

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

19/05/2025
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

Rama: S’lejojmë që keqemanxhimi të rrezikojë shëndetin publik dhe pagat e punëtorëve të “Pastrimit”

19/05/2025
Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon tentimi i 18-të për konstituimin e Kuvendit

19/05/2025
Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

Nis seanca e 18-të për konstituim të Kuvendit

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

Mbrohet në heshtje Çaslav Joliq, i akuzuar për krime lufte në Istog

19/05/2025
Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

Abdixhiku: Është e pakuptueshme se si një parti me 48 deputetë të mos arrijë të bëjë një shumicë minimale

19/05/2025
Krasniqi pas dështimit të seancës: VV e ka marrë shtetin peng – propozimin e LDK’së e diskutojmë sot

Krasniqi: Për 24 orë mundet të konstituohet Kuvendi, nëse VV tërhiqet nga emri i Albulena Haxhiut

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.