Isak Neziri një ndër ndërmarrësit shqiptar më të suksesshëm në Gjermani, tani është i gatshëm edhe për Kuvendin e Kosovës.
Ai do të garoj në listën për deputet nga radhët e PDK-së, në krye me Bedri Hamzën.
Isak Neziri njihet si afarist i suksseshëm në mërgatë dhe ka përkrahje masive nga mërgata shqiptare.
Së fundmi gjatë vizitës së kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në Munchen të Gjermanisë ai mblodhi rreth 250 studentë që t’i bashkohen ekipit të Bedri Hamzës.
Ai po mirëpritet në secilin tubim nga mërgata të cilët po shprehin pëlqyeshmëri të madhe ndaj tij.