Instituti GAP ka prezantuar raportin “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?”. Në këtë raport është treguar se cili është ndikimi i rritjes së pagës minimale.
Përcaktimi i nivelit të ri të pagës minimale në Kosovë në vitin 2022, e cila nuk është ndryshuar që nga viti 2011, është ndërlidhur me një periudhë të ngritjes së ndjeshme të çmimeve të produkteve bazë.
Qeveria e Kosovës, me një projektligj të ri, po synon ta shkëpusë pagën minimale nga tri pensione sociale si dhe t’i hapë rrugë vetës që ajo të përcaktojë pagën minimale në rast se nuk arrihet konsensus në mes të qeverisë, sindikatave të punonjësve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Këshillin Ekonomiko-Social.
Qeveria veçse ka propozuar që paga minimale të bëhet 264 euro bruto.
Të gjeturat e këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës, tregojnë se rritja e pagës bruto në 264 euro prekë rreth 30% të tregut të punës apo rreth 105 mijë punonjës.
Nga ta, rreth 30 mijë punonjës (28%) janë të punësuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë; 16 mijë (15%) në industrinë përpunuese; rreth 12 mijë (11%) në gastronomi; rreth 11.8 mijë (11%) në aktivitetet financiare dhe të sigurimit; 8.5 mijë (8%) në ndërtimtari, etj.
“Propozimi i qeverisë që paga minimale të rritet në 264 euro bruto, i cili është i përfshirë dhe në Programin e Qeverisë 2021-20259 , afekton rreth 30% të tregut të punës apo rreth 105 mijë punonjës. Mbi një e pesta e të punësuarve aktualisht marrin paga mes 170 dhe 264 euro bruto”.
Mbi 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat. Përveç një numri të punonjësve tek sektori i sigurisë, rritja e pagës minimale nuk e prek fare sektorin publik. Me rritjen e pagës minimale në 264 euro, raporti në mes të pagës minimale dhe mediane rritet ndjeshëm, nga 43% në 66%.
Marrë parasysh ndikimin që mund të ketë rritja e pagës minimale në punësim, sidomos tek të rinjtë apo tek punonjësit me më pak shkathtësi, siç tregojnë gjetjet e studimeve të ndryshme, nivele tjera më të larta të pagës minimale sikurse prej 300, 350 apo 400 euro, e prekin një numër të lartë të punonjësve në tregun e punës dhe mund të dëmtojnë qytetarët dhe ekonominë e Kosovës, meqë sektorët më të prekur njëhëresh janë edhe sektorët me shkallën më të lartë të informalitetit në vend”, thuhet në raportin e GAP.
Krahas rritjes së pagës minimale, është e rëndësishme që të rriten kapacitetet zbatuese dhe monitoruese lidhur me implementimin e pagës minimale. Kjo pjesë e raportit analizon tregun e punës në Kosovë bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për muajin dhjetor të vitit 2021. Konkretisht, këtu përfshihen indikatorë të ndryshëm lidhur më shpërndarjen e të punësuarve sipas punës së tyre primare. Shpërndarja e punonjësve sipas të hyrave të tyre dhe ndikimi i rritjes së pagës minimale do të analizohet në raport me vlerën e propozuar.
të qeverisë për lartësinë e pagës minimale, si dhe ato të propozuara nga sindikatat e punonjësve të sektorit publik dhe asaj të punonjësve të sektorit privat.
Të gjeturat nga raportit:
➡️ Mbi 94% e të prekurve nga rritja e pagës minimale janë punonjës të sektorit privat
➡️Kjo rritje e pagës bruto në 264 euro prek rreth 105 mijë punonjës (30%) të tregut të punës, nga të cilët;
⏺ Rreth 28% janë të punësuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë;
⏺15% në industrinë përpunuese;
⏺ 11% në gastronomi;
⏺ 11% në aktivitetet financiare dhe të sigurimit;
⏺ 8%) në ndërtimtari.
Përveç një numri të punonjësve tek sektori i sigurisë, rritja e pagës minimale nuk e prek fare sektorin publik.
Paga minimale në Kosovë prej 130 euro për personat nën moshën 35 vjeçare dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç ka mbetur e pa ndryshuar që nga viti 2011. Punëdhënësit në sektorin privat janë treguar tejet jo-fleksibil në rritjen e pagave. Paga mesatare në këtë sektor është rritur për vetëm 12.8% në periudhën 2012-
2020 (mesatartisht 1.7% në vit), apo nga 337 euro bruto sa ishte në vitin 2012 në 380 euro në vitin 2020.