Këtu do të keni gjithçka çka dihet deri me tani se kush do të përformojë në Katari 2022, derisa deri me tani në këtë eveniment ka refuzuar të këndojnë dy yjet më trendi të muzikës pop, Dua Lipa dhe Shakira
Botërori 2022 ka vetëm pak ditë dhe pritjet tashmë janë të dukshme ku tifozë nga tërë Bota kanë shkuar në Botëror për të parë skuadrat e tyre. Ky është edicioni i 22-të i garës më të madhe të futbollit në botë dhe për herë të parë është paraparë që të luhet në muajt e dimrit të hemisferës veriore.
Krahas golave të bukur që pritet të shënohen, momentet individuale artistike dhe ndeshjet dramatike, Botëqrori shquhet edhe për ceremonitë hapëse që kanë kapur imagjinatën e publikut – e ku ndonjëherë ka pasur edhe polemika për to. Afrika e Jugut 2010 u përcoll me muzikë dhe vallëzim kulturor, me një brumbull të madh që driblonte topin Jabulani të Botërorit në fushë. Në SHBA 1994, amerikanët organizuan një shfaqje paksa djallëzore duke shfaqur kokën e secilit vend pjesëmarrës në kampionat.
Por, si do të jetë ceremonia hapëse e Katarit dhe kur do të mbahet?
Ceremonia e Botërorit 2022 do të mbahet këtë të diele më 20 nëntor. Ceremonia priteët që të fillojë në orën 3 sipas kohës tonë. Do të transmetohet para ndeshjes që do të luhet në mes të Katarit dhe Ekuadorit, e cila do të fillojë në orën 17:00 sipas kohës sonë.
Ceremonia ishte paraparë që të fillojë më 21 nëntor, por u shtye një ditë më parë me vetëm një ndeshje hapëse. Kjo për ta vazhduar traditën që ndeshjen e parë ta luajnë vendi mikëpritës ose kampioni Botëror.