Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka dhënë sërisht një intervistë, kësaj radhe në ATV, duke komentuar publikimin e dytë të përgjimeve nga ana e gazetës Nacionale.
Kusari-Lila ka akuzuar gazetarin Berat Buzhala, pa asnjë fakt, se e ka manipuluar bisedën. Madje, ajo paralajmëroi edhe një padi ndaj gazetari Buzhala për nxitje, fyerje dhe cenim të integritetit e personalitetit të saj.
“Sot biseda e lëshuar, të cilën e kam dëgjuar para se të vija në studio te ju, për dallim të asaj mbrëmë që e kam dëgju ten në studio, në kuptimin e përmbajtjes kur kam lexu titujt, e kam kuptu që sot përveç që është e prerë, dmth është e cunguar, gjithashtu përmban edhe interpretime edhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës, për të cilat ne tash definitivisht do të ballafaqohemi në gjyq. Si e parë e punës është incizimi i pa autorizuar prej Slavko Simiq, si e dytë e punës është mos marrja e asnjë konfirmimi nga unë lidhur me këto incizime nga Berat Buzhala, dhe si e tretë e punës është komentet, nxitja, fyerja dhe cenimi i integritetit e personalitetit tim” – theksoi ajo në ATV.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe gazetari Buzhala, i cili deklaroi se Kusari-Lila po gënjen dhe se nuk ka asnjë montazh.
“Prape po rren Mimoza. Nuk ka montazh. Ne asnje moment – ne asnje – nuk i eshte montu as heq kurrgjo. Po rren per veteranet. Para perfaqesuesit te Milan Radojcicit e ka shajte Ramushin per veterane.” – shkroi Buzhala.