Në Kuvendin e Kosovës pati debat për situatën me energji elektrike në Kosovë si dhe hetimet e deritashme parlamentare që implikojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn.
Në një moment teksa shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila derisa fliste i shtjerret zëri dhe fillon të kollitet.
Gjersa ajo me ton të lartë po e mbronte Berishajn, asaj iu mor zëri.
Disa herë ajo tentoi ta riniste fjalimin e saj, por në fund e la të vazhdonte në një moment tjetër.