Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës ka folur pas publikimit të pjesës së dytë të përgjimeve, dhe ka paralajmëruar padi ndaj gazetarit Berat Buzhala dhe Sllavko Simiq.
Ajo ka thënë se në videot e publikuara përpos se ‘biseda është e cunguar’ përmban edhe interpretime dhe komente të vazhdueshme të gazetarit Buzhala, me të cilin paralajmëron se do të ballafaqohet në gjyq.“Eshtë e cunguar, gjithashtu përmban interpretime dhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës për të cilat ne do të ballafaqohemi në gjyq.
Eshtë inçizim i paautoriziuar prej Sllavko Simiq. Mosmarrja e asnjë konfirmimi nga unë ne lidhje me këto inçizime nga Berat Buzhala, komentet, nxitja, fyerja dhe cenimi. Ajo krejt çfarë është duke u propagandu përfshirë edhe atë material i cila ka dalë për 5 herë e kontestoj me çdo gjë të mundshme .
Unë e konfirmoj sonte tek ti se nuk ka asnjë bisedë tjetër përveç asaj që e kemi dokumentu, apo në fakt atë 3-minutëshin që e kam dëgju Radojiçiqin duke u ankuar për hapësirën e ngushtuar nga kruyeministri Kurti për të qëndru në Kosovë, asnjë edhe një tjetër të vetme” u shpreh ajo në ATV .
Ajo gjatë bisedës paralajmëroi padi edhe ndaj Sllavko Simiq.