Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur se pagesa për veteranët e luftës së UCK-së nuk duhet të lidhet me pagën minimale, as punëtorët e sektorit privat.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se përjashtimi i veteranëve nga paga minimale është bërë në kohën e qeverisë LDK-PDK.
Aktualisht Kusari-Lila thotë se rruga është dialogu.
“Do të shikohet mundësia… është i domosdoshëm dialogu mes qeverisë dhe veteranëve në raport me mundësinë apo kthimin e dispozitës për inkuadrim në tregun e punës”, ka thënë ajo.
Më tej shefja e deputetëve të VV-së, ka treguar se në mbledhjen e kryesisë u është përgjigjur anëtarëve nga partitë tjera për përgjimet ku dëgjohet ajo duke folur me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ndër të tjera dhe për një bisedë të saj me ish-nënkryetarin e këtij subjekti, Milan Radojiçiq.