GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kusari: Gazetarët janë pa mbrojtjen e shtetit

29/05/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kusari: Gazetarët janë pa mbrojtjen e shtetit
Share on FacebookShare on Twitter

Flutura Kusari, këshilltare në Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, në emisionin “Tempus”, në KTV të hënën, tha se gazetarët janë pa mbrojtje të shtetit.

Sipas saj, në kohën e fundit nuk kemi pasur situatë më shqetësuese e më serioze se sa kjo sot, e pikërisht tani gazetarët janë pa mbështetjen e shtetit.

“Nuk duhet me prit me u vra gazetarët për me ndërmarrë masa” , deklaroi Kusari.

E njëjta tha se e kupton faktin që në veri Policia duhet të tregojë kujdes fillimisht për banorët që janë të rrezikuar, pastaj vetë policët dhe pjesëtarët e KFOR-it që janë të rrezikuar, por edhe gazetarët duhet të gëzojnë mbrojtje speciale për të cilët duhet të mendohet, e që sipas saj për fat të keq deri më tani nuk është menduar për ta.

Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë i ka dënuar fuqishëm sulmet e dhunshme ndaj ushtarëve të KFOR-it, pjesëtarëve të EULEX-it dhe gazetarëve nga protestat në veri të Kosovës.

“Akte të tilla të tmerrshme dhune janë krejtësisht të papranueshme dhe dëmtojnë seriozisht besueshmërinë e të gjitha qëllimeve të mira për normalizim”.

“U bëjmë thirrje urgjentisht të gjitha palëve që të depërshkallëzojnë situatën”, thuhet në reagimin e Ministris së Jashtme austriake.

Kusari: Krerët e shtetit s’e dënuan dhunën ndaj gazetarëve

Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, në emisionin “Tempus”, në KTV, tha se krerët e shtetit sot nuk e dënuan dhunën ndaj gazetarëve në veri. Ajo tha se duhet të krijohet një strategji për mbrojtjen e gazetarëve.

“Na po kemi dëshirë me u bë anëtare e Këshillit të Evropës, por jo aq shumë t’i zbatojmë ato standarde që pastaj vijnë si obligim. Nëse duam t’i zbatojmë me ato standarde, gjëja e parë që sot është dashtë me ndodhë është me u prononcu kryeministri, presidentja, kryetari i Kuvendit dhe politikanët tjerë, dhe me thanë na vjen keq çka ju ka ndodh mediave në veri, shprehim solidaritetin tonë dhe e dënojmë dhunën”, tha Kusari.

Ajo shtoi se krerët e shtetit janë të obliguar ta bëjnë të qartë që nuk e mbështesin dhunën sepse heshtja është aprovim.

Kusari tha se duhet të merren disa masa për parandalimin e këtyre rasteve, siç është ashpërsimi i dënimeve ndaj kryerësve të sulmeve, mbrojtja ndaj gazetarëve dhe ndjekja penale.

Tags: Flutura KusariGazetaret pa mbrojtjen e shtetitMediasQendra Evropiane per Lirine e Shtypit
ShareTweetShare
Previous Post

Shefja e UNMIK-ut: Të depërshkallëzohet menjëherë situata në veri

Next Post

Edi Rama: Sa më shumë zgjatet konflikti në veri, aq më shumë lëndohet Kosova

Next Post
Edi Rama: Sa më shumë zgjatet konflikti në veri, aq më shumë lëndohet Kosova

Edi Rama: Sa më shumë zgjatet konflikti në veri, aq më shumë lëndohet Kosova

Lajmet e fundit

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.