Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka kritikuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që nuk ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Osmani ende nuk ka dënuar sulmin ndaj Sylës, kur janë bërë afër 24 orë prej incidentit. Kusari thotë se është e zhgënjyer pasi që Osmani e njeh Konventën e të drejtave të Njeriut më mirë se të tjerët.
“Është shokuese, presidentja jonë, juriste me profesion, njohëse e shkëlqyer e të drejtave të njeriut. Ka punuar në Këshillin e Evropës dhe e njeh Konventën më mirë se ndoshta të gjithë në Kosovë e di se kush cka duhet me bo kur gjakoset një gazetar dhe nuk po del me dënu sulmin.”, tha ajo.
“Për mua është ndër zhgënjimet më të mëdhaja. Heshtja është aprovim”, shtoi ajo