Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka marrë mbështetje për veprimet në veri të vendit, nga kryetari i komunës së Linzit në Austri, Klaus Luger. Kështu ai ka publikuar një letër që Kurti ka pranuar nga Klaus Luger, e i cili thotë se Kosova është një çështje e madhe për të, shkruan Gazeta Metro.
Në letrën e shkruar nga kryetari i Linz e të cilën e ka pranuar Kurti, thuhet se mbështetë thirrjen për kthimin e shtetit të së drejtës në ato zona ku banohen me shumicë serbe.
“Nuk mund të jetë në frymën e një shteti modern të mos pranojë rezultat zgjedhor dhe ta kundërshtojë atë me veprime të dyshimta. Prandaj, mbështes thirrjen tuaj për kthimin e shtetit të së drejtës në ato zona ku banohen me shumicë serbe dhe ku kryetarët kosovarë tani duan t’u shërbejnë qytetarëve”, thuhet në letër.
“Ju lutem vini re mbështetjen time dhe dëshiroj t’ju siguroj edhe një herë se mirëqenia e popullit të Kosovës është një çështje e madhe për mua. Jam i bindur se një bashkëjetesë paqësore dhe vlerësuese do të jetë një moment historik i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tuaj”, vijon letra.
Ndërsa pas kësaj mbështetje kryeministri Kurti ka thënë se solidariteti demokratik euopian është thelbësor për të.
“Dëshiroj të falënderoj kryetarin e komunës së Linzit, Klaus Luger, për mbështetjen e Kosovës në respektimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe sundimin e ligjit në veri, si dhe për dënimin e tij ndaj agresionit të Serbisë, përfshirë rrëmbimin e tre policëve. Solidariteti demokratik evropian është thelbësor”, ka deklaruar Kurti