GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti viziton familjet e veprimtarëve Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës që ranë për çështjen kombëtare

11/01/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti viziton familjet e veprimtarëve Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës që ranë për çështjen kombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar aktivistët politikë të çështjes kombtare, Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishën.

Kurti ka viziutar familjet e tyre bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni.

Malaj dhe Berisha ishin vrarënga forcat serbe në vitin 1984 teksa ishin pjesë e ilegales për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Ata kishin rezistuar kundrejt tyre.

Më poshtë postimi i plotë i Kurtit:

Rashë në sy që nga bankat e shkollës fillore si liridashës, sepse e doja popullin tim, historinë e tij të lavdishme, sepse e doja Kosovën time dhe e simpatizoja me gjithë shpirt Shqipërinë. Dhe, mjaftoi kjo që të më fusnin në burg.” – Kështu ka shkruar në ditarin e burgut Rexhep Malaj, aktivisti politik që me angazhimin e tij u bë edhe vetë pjesë si emër i përveçëm mes shokësh në historisë moderne të Kosovës.

Kanë kaluar 39 vite që nga vrasja e Rexhep Malajt, i cili në natën mes 11 dhe 12 janarit 1984, rezistoi bashkë me Nuhi Berishën, duke luftuar me policët e Serbisë që i kishin rrethuar në një bazë ilegale në Prishtinë, në lagjen që pas asaj nate do të quhej Kodra e Trimave

Sot isha për vizitë në familjen e Rexhep Malajt dhe në familjen e Nuhi Berishës, për ta nderuar dhe kujtuar veprimtarinë e Rexhepit dhe Nuhiut mes familjarëve të tyre, në këtë përvjetor të 39-të të rënies së tyre dëshmorë, më 12 janar 1984.

I lindur më 1951 në Hogosht të Kamenicës, Rexhep Malaj e nisi aktivitetin e tij politik qysh si gjimnazist, duke marrë pjesë në demonstratat e vitit 1968, për të vazhduar me angazhime dhe veprimtari ilegale, derisa u burgos me grupin e Adem Demaçit më 1974 dhe u dënua me 9 vite burgim. Pasi e vuajti dënimin e përcjellur me tortura në disa burgje nëpër ish Jugosllavi, me t’u liruar më 23 maj 1983, Rexhep Malaj e vazhdoi aktivitetin e tij ilegal politik. Mes shokësh, bashkë me të ishte edhe Nuhi Berisha nga Svirca e Kamenicës, që ndonëse dhjetë vite më i ri se Rexhepi, si student i ishte bashkuar Komitetit të Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar. Nata e 11 janarit e vitit 1984, Rexhepin dhe Nuhiun i gjeti bashkë në një bazë ilegale në Prishtinë, si dy shokë aktivistë që pasi i rezistuan aksionit të policisë së Serbisë, mëngjesi i 12 janarit i çeli të përjetësuar si dëshmorë.

Lavdi jetës plot aktivizëm politik të veprimtarëve Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, të rënë dëshmorë në përpjekjen e gjatë të shqiptarëve për çlirim nga regjimi shtypës dhe i dhunshëm i Serbisë, që e mbajti Kosovën të pushtuar nën Jugosllavi, deri më 1999!

Tags: Albin KurtiNuhi BerishënRexhep Malajt
ShareTweetShare
Previous Post

Vjehrra e Albulena Haxhiut e fyen Hykmete Bajramin: “Ke mbetur gjysmë budalli”

Next Post

Ferizaj| 69-vjeçari rrah gruan e tij 63-vjeçare, arrestohet nga policia

Next Post
Ferizaj| 69-vjeçari rrah gruan e tij 63-vjeçare, arrestohet nga policia

Ferizaj| 69-vjeçari rrah gruan e tij 63-vjeçare, arrestohet nga policia

Lajmet e fundit

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

Kryediplomati i Izraelit akuzon liderët europianë për ‘shpifje të rënda antisemitike’, i lidh me vrasjen e dy izraelitëve në Uashington

22/05/2025
Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së – Kurti s’ka vota as për Kryetaren e Kuvendit

Reuters: “Vendi më i varfër në Evropë” mund të humbasë fondet e BE-së – Kurti s’ka vota as për Kryetaren e Kuvendit

22/05/2025
Prokuroria jep detaje për aksionin e sotëm: Rastet janë të ndara, pritet masë paraburgimi ndaj të dyshuarve

Prokuroria jep detaje për aksionin e sotëm: Rastet janë të ndara, pritet masë paraburgimi ndaj të dyshuarve

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

Haradinaj përkujton Masakrën e Dubravës dhe të Vushtrrisë

22/05/2025
Kapet nga Policia e Kosovës Isak Musli – i kërkuari me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë për vrasje të rëndë

Prishtinë: Kapet heroinë në vlerë prej 12 mijë eurosh, arrestohen dy persona

22/05/2025
Ndërron jetë Artan Lame

Ndërron jetë Artan Lame

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.