Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë sot Prizrenin.
Kryeministri do të marrë pjesë në në konferencën për Rininë me moton “Drejt një politike kombëtare”, e cila do të fillojë në ora 13:00.
Por, shefi i ekzekutivit atje nuk do të shkojë i vetëm.
Ai me vete do të merr edhe pesë ministra.
“Kryeministri, Albin Kurti, ministrat Donika Gërvalla-Schëarz, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari dhe Hajrulla Çeku marrin pjesë në konferencën për Rininë me moton “Drejt një politike kombëtare”. (Parku i inovacionit dhe trajnimit, Prizren)”, thuhet në njoftim