Ai tha se pas prezantimit të qëndrimit të qeverisë së Kosovës në lidhje me targat, ambasadorët patën pyetje dhe pas kësaj, sipas Kurtit, ata thanë se duhet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë çështje.
“Së bashku me ministrin Sveçla, me dy zëvendëskryeministrat kemi takuar pesë ambasadorët e QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së dhe me atë rast ua prezantuam qëndrimin tonë.”
“Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë”.
“Me c’rast ata nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë se ju nevojitet me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se tashmë në lidhje me vendimin janë të njoftuara dhe kryeqendrat e shteteve aleate të Kosovës dhe ato mund t’i thonë udhëzimet që mund t’i kenë në lidhje me këtë çështje.