Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka bërë një postim në profilin e tij në Twitter ku ka nderuar trupat amerikane për nder të Ditës së Përkujtimeve në ShBA.
“Ne në Kosovë jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen e jetërave dhe lirive tona që forcat amerikane na i dhanë neve.” – u shpreh z. Kurti, që ditëve të fundit është denoncuar pikërisht nga ShBA-të për veprimet në veri të vendit.
“Kjo mbrojtje është e pranishme sot kur forcat e KFOR-it ndihmojnë institucionet tona të mirëmbajnë paqen,” – vazhdoi ai.
Pikërisht KFOR-i u përfshi sot në mbajtjen e sigurisë në ndërtesat e tri komunave në veri të vendit me shumicë serbe.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka qenë mjaft i heshtur para gjithë zhvillimeve që ndodhën sot.