GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kurti ‘thumbon’ Ramën nga takimi me mërgimtarët: Po e shënojmë përvjetorin e “Ballkonit të hapur”

02/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti bëri mirë që e refuzojë Ramën për takim, ja përse
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti e ka thumbuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, lidhur me çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Në një pritje që u bëri mbrëmë mërgimtarëve, Kurti tha se po e shënojnë përvjetorin e “Ballkonit të Hapur”, duke e quajtur kështu një vend të këndshëm.

“Për rastësi, ose ndoshta edhe jo, nesër bëhen fiks një vit prej se e kemi inauguruar “Ballkonin e Hapur” këtu në Kryeministri. Megjithatë, përvjetorin po e shënojmë sonte sepse ishim pikërisht bashkë, këtu, një vit më parë, prej kur kjo hapësirë e objektit të qeverisë, që dikur nuk shfrytëzohej, është bërë vend kaq i këndshëm për pritje e takime. E edhe një vit pas, Ballkoni ynë vazhdon të jetë i hapur, sonte, për mërgatën tonë të dashur, për juve bashkatdhetarë. Bashkë e shpallëm. Bashkë po e shënojmë edhe përvjetorin e parë. Bashkë do të takohemi për shumë mote. Mirë se vini e gëzuar!”, u tha Kurti, mërgimtarëve.

Kryeministri tutje është lavdëruar para mërgimtarëve për zhvillim e rritje ekonomike si dhe për progresin demokratik.

“Kosova ka bërë përparim të dukshëm gjatë këtyre dy viteve të fundit. Që nga shpallja e pavarësisë përparimi ka qenë i theksuar si për popullin e shoqërinë ashtu edhe për shtetin edhe institucionet. Ndërkaq, në këto dy vitet e qeverisjes sonë nuk ka raport ndërkombëtar kredibil i cili nuk e ka evidentuar progresin tonë demokratik dhe ekonomik. E sërish kur themi progresin tonë nuk e mendojmë vetën tonë, por e mendojmë edhe një herë popullin e shoqërinë, shtetin e institucionet e tij. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e vendeve të punës. Rritja mesatare ekonomike në këto dy vite ka qenë 7.35% të bruto produktit vendor. Të hyrat tatimore janë rritur për 2/3, pa e ndryshuar politikën fiskale dhe eksportet e investimet e huaja direkte janë dyfishuar. Sivjet pritet të jetë viti i parë kur eksportet do ta kalojnë shifrën prej 1 miliard euro”, ka thënë tutje ai.

Në këtë pritje, ku të ftuar ishin pjesëtarë e figura të ndryshme nga mërgata, artistë, veprimtarë, përfaqësues të shoqatave që veprojnë në mërgatë e përfaqësues të rinj politikë atje, bashkë me kryeministrin ishin të pranishëm edhe ministra e ministre të kabinetit qeveritar dhe zëvendësministra.

Tags: Albin KurtiBallkani i Hapurballkoni i hapurdiasporaEdi RamaMERGIMTARET
ShareTweetShare
Previous Post

“Afera gruri”, Mustafa: Kush vjedh bukë është fundrrinë

Next Post

Drejtori i Policisë takoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

Next Post
Drejtori i Policisë takoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

Drejtori i Policisë takoi komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.