GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti takon Saviolin: Duhet të hapen arkivat shtetërore në Serbi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

29/11/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti takon Saviolin: Duhet të hapen arkivat shtetërore në Serbi për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Angazhimi i Qeverisë për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nismat për drejtësi tranzicionale, ishin tema të takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Fabian Savioli, Raportues Special i Kombeve të Bashkuara për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, reparacioneve dhe garantimit të mos-përsëritjes.

Savioli shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e treguar nga Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe shprehur solidaritetin me viktimat dhe popullin e Kosovës.

Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ballafaqim me të kaluarën dhe për drejtësi.

“Na duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat e të mbijetuarat/it, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre”, tha ai.

Ai veçoi disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, si dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Po ashtu foli edhe për ndryshimet e bëra në Kodin e Procedurës Penale të cilat mundësojnë gjykimin në mungesë për raste të krimeve të luftës, duke qenë se shumica e kryerësve të krimeve të luftës në Kosovë ndodhen në Serbi, dhe Serbia refuzon t’i dorëzoj ata para drejtësisë.

Kryeministri Kurti theksoi çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe familjet që jetojnë në dhembje e ankth, duke mos ditur për fatin e vendndodhjen e të dashurve të tyre. Ai ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.

Tags: Albin KurtiDrejtsiFabian Saviolikosovaserbi
ShareTweetShare
Previous Post

Kërkohet fuqizimi i rolit të vajzave dhe grave për parandalimin e abuzimeve në sport

Next Post

Hajdari e kënaqur me buxhetin: Rezervat e naftës mund të jenë kusht për anëtarësim në BE

Next Post
Hajdari e kënaqur me buxhetin: Rezervat e naftës mund të jenë kusht për anëtarësim në BE

Hajdari e kënaqur me buxhetin: Rezervat e naftës mund të jenë kusht për anëtarësim në BE

Lajmet e fundit

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.